1. Përmbajtja
  2. Navigimi
  3. Përmbajtje të tjera
  4. Metanavigimi
  5. Kërkoni
  6. Zgjidhni mes 30 gjuhëve


 

 | 30.07.2010 | 14:00 UTC

Presidenti sirian Assad për vizitë në Liban

Presidenti sirian Bashar el Assad viziton këtë të premte (30.7.) Libanin. Ai shoqërohet nga Mbreti i Arabisë Saudite Abdullah. Në takimin e nivelit të lartë në Bejrut me presidentin Michel Suleiman me ndërmjetësimin arabo-saudit synohet të vendosen piketat për një pajtim mes shteteve fqinje, Liban dhe Siri. Që prej vrasjes së ish- kryeministrit libanez Rafik Hariri pesë vjet më parë, Assad nuk ka qenë asnjëherë në vendin fqinj. Shumë libanezë bëjnë përgjegjëse Sirinë për vrasjen e Haririt, por Damasku refuzon çdo përgjegjësi. Kohët e fundit u krijuan tensione pasi milicia hisbollah, e mbështetur nga Siria, bëri të ditur se disa nga anëtarët e saj janë paditur pranë një gjykate të Kombeve të Bashkuara për vrasjen e Haririt.